Vogëlushi 4-vjeçar që duket si 80 vjeç (Foto)

Ky djalë është vetëm 4 vjeç, po nëse e shikon duket sikur një 80-vjeçar. Bayezid Hossain nga Bangladeshi, është një fëmijë 4-vjeç me një sëmundje të rrallë të quajtur “Progeria”, ku lëkura varet dhe plaket para kohe në krahasim me moshën.
Ajo konsiston në plakjen e hershme të lëkurës dhe sipas Debashis Bishëas, një konsulent nga Spitali Qendror Magura, në Magurë u shpreh lidhur me rastin se fëmija mund të jetojë deri në 15 vjeç. “Daily Mial” shkruan se ky fëmijë mund të cilësohet si Benjamin Button i jetës së vërtetë.Ndërkohë njerëzit e komunitetit ku ai banon i qëndrojnë larg. Fëmijët kanë frikë të luajnë me të, edhe pse ai është i zgjuar dhe i shkathët si ato.