Vjen reagimi i parë i fortë nga PS pas videos me dëshminë e bashkëpunëtorit të Agron Xhafajt

Është deputeti Pjerin Ndreu i cili ka reaguar per here te pare nga PS pas videos me dëshminë e personit që në audiopërgjimin e PD-së, u tha se ishte bashkëpunëtori X.

Albert Veliu tregoi sot njohjen e tij me vëllanë e Fatmir Xhafës dhe tha se me të kishte kryer trafik droge.

Ndreu, me anë të një statusi në rrjetet sociale, shkruan se si “nuk tha asgje te re nga ata qe opozita ka thene e sterthene gjithe keto dite”.

POSTIMI I PLOTË

Ky tipi qe u dekonspirua dhe u keqperdor ne menyre vulgare nuk tha asgje te re nga ata qe opozita ka thene e sterthene gjithe keto dite ! Por ajo qe me ben pershtypje eshte qe si mundet te jete kaq qesharak profili i viagruar i Lul Bashes me nje njeri me personalitet te dyshimte, i denuar per droge dhe mashtrim, me gjendje te mjeruar ekonomike, dhe qe na paska provoku se nuk kishte qellim te conte hashash ! Drejtesia duhet te veje gjerat ne vendin e vet dhe te zbardhe situaten qe me vidion e sotme me ngjan me shume me estraden e ushtrit dikur e nje kohe ! Padashur sot opozita beri outogol duke tregu partneret e vete ne lufte per pushtet !