Video e bashkëpunëtorit X, ish ministri “plas bombën”: Autogol spektakolar!

Ish ministri i Drejtesise Ylli Manjani, ka reaguar per videon e bashkepunetorit X qe u shfaq ne audiopergjimin e PD, teksa thote se policia e ka pranuar qe video eshte autentike pasi ka kercenuar Albert Veliun.

Tjetër fakt interesant.

Policia paska gjetur dhe ndaluar personin që ishte “bashkëpunëtori X”, në realizimin e audio-videos.

Shumë mirë!

Kjo do të thotë se:

1. Policia pranon se ai takim ka ndodhur. Pra audio dhe video shprehin një fakt që ka ndodhur.

2. “Bashkepunëtorin X” ata e kanë zbuluar ose nga video ( që do të thotë se qenka autentike); ose nga bashkëbiseduesi (që do të thotë se takimi ka ndodhur). Ndryshe skishte se si ta merrte vesh emrin e bashkepunëtorit…

Pra policia pranon se ky takim ka ndodhur, është real dhe se audio-video shpreh një ngjarje të vërtetë!

Kjo e nxjerr edhe më zbuluar sesa dje Kryeministrin!

Autogol spektakolar!

Faqja e zezë veçse nxihet më shumë