Vdes biznesmeni i njohur në Tiranë

Ndahet nga jeta para kohe një prej biznesmenëve më të njohur në Tiranë. Vdekja e tij konfirmohet nga kompania që ai drejtonte.
Arben Burimi, i njohur si pronari i rrjetit të fast food-eve “Kolonat” u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, si pasojë e një infarkti.

Biznesmeni i ndjerë është baba i tre fëmijëve.
Kompania e drejtuar prej tij konfirmon lajmin e hidhur nëpërmjet një njoftimi:
“Me hidhërim njoftojmë humbjen e papritur të një nga pronarët e Kolonave z.Arben Burimi. Vizitat bëhen në banesën e tij në ish-Bllok tek pallati i ish-Manhatanit. Varrimi bëhet të shtunën ora 14.00