Transformohet Kejvina e ‘Xing’, nuk njihet më kjo vajzë

Velina sexy e emisionit të Ermal Mamaqit ‘Xing’ është transformuar.

Në publikimin e saj më të fundit ajo thuajse nuk njihet më.

Modelja sexy dhe mjaft provokuese është shfaqur me flokë thuajse të bardha dhe të prera mjaft shkurt. Ndryshimi i saj duket mjaft i guximshëm dhe ajo si gjithmonë duket në super formë.

Këjvina iu bë pjesë e emisionit menjëherë pas largimit të Rashelë Kolonecit. Prania e saj në emisionin e Mamaqit ngjalli shumë reagime.

Dalja e parë në ekran e Kejvinës u cilësua si një skandal pasi veshja e saj i nxirrte në pah dhe pjesët më intime të trupit.

Pas ‘bujës’ Kejvina dhe stafi duket se zunë mend dhe veshjet e saj deri më tani janë brenda kufirit të normales. /Gazeta Express/