Sot nisi Ramazani, por ajo që bën Luana Vjollca nuk pritej nga askush

Ditën e sotme nisi muaji i Ramazanit dhe të shumtë kanë qenë personazhet VIP që kanë uruar besimtarët myslimanë për këtë datë të shënuar në kalendarin Islam.

Luana Vjollca ka uruar për prosperitet dhe gëzim ndjekësit e saj myslimanë në rrjetet sociale. Por njëri prej ndjekësve të saj i ka bërë një dhuratë speciale Luanës me rastin e Ramazanit.

Një fanse e ka sjellë Luanën në një punim, ku bukuroshja e ekranit shfaqet e mbuluar me shami. Kjo gjë mesa duket ka prekur Luanen, e cila e ka publikuar në InstaStory.


Imazhi ka tërhequr vëmendjen e fansave të moderatores, të cilën jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë provokuese. /ShkodraNews