Shqiptari bëhet hero në Itali/ Është natë, 3 të rinj janë duke rrahur një qen, ajo kërkon ta mbrojë, por kur përpiqet të kërkojë ndihmë…

E gjitha kjo ndodhi të dielën në mbrëmje, në një qendër të vogël tregtare në provincën e L’Aquila, shkruan ShkodraNews. Një grua e re po shkonte për të marrë makinën në parkim dhe dëgjon zëra që vinin nga larg.

Afrohet dhe sheh tre djem të cilët, me dhunë të pashembullt, godasin një qen të gjorë, i cili nuk po mundej t’i shpëtonte goditjeve që po merrte.

Gruaja nuk u mendua dy herë dhe u përball me fytyrat e shëmtuara të të treve, por ata nuk ndalonin së rrahuri qenin…

E dëshpëruar ajo merr telefonin për të thirrur për ndihmë dhe ndodh më e keqja, të rinjtë lënë qenin dhe i vërsulen gruas…

Ndërkohë, qendra tregtare ishte e mbyllur dhe i fundit i punonjësve të saj po i jepte makinës për të dalë nga parkimi, megjithëse arrin të dëgjojë britmat e gruas dhe menjëherë ndalon.

Për të tre nuk mund të kishte një moment më të keq se ky, pasi nga makina doli një djalë i ri shqiptar plot muskuj, instruktor palestre dhe trajner personal, shkruan ShkodraNews.

Përballe tij djemtë nuk kishin guximin e njëjtë që ata kishin rrahur qenin e varfër e sulmuar gruan.

Heroi shqiptar arriti të siguronte gruan dhe qenin. Policia erdhi në vendin e ngjarjes dhe do të jenë kamerat, e pranishme jashtë qendrës tregtare, për të dhënë ndihmë të konsiderueshme për hetimin.

Është mirë të dëgjojmë raste kur njerëz ndihmojnë ata që kanë nevojë! /Përshtati: ShkodraNews