Shkonte në Hipotekë dhe punonjësit “talleshin” me të, shkodrani nuk duron më dhe bën lëvizjen e papritur

Një 73 vjeçar pasi ka provuar disa herë që të marrë certefikatën e pronësisë në hipotekën e Shkodrës nuk ka duruar më dhe ka bërë një kallëzim penal.

Shtetasi A.M në vitin 2000 ka blerë një pronë dhe për atë posedon edhe aktin noterial të vitit 2000. Prej 18 vitesh ka provuar që të aplikojë në hipotekën e Shkodrës por kjo zyrë ka refuzuar që ta pajisë me certefikatë pronësie 73 vjeçarin.

I zhgënjyer për 18 vite me radhë shtetasi A.M ka bërë një kallëzim penal për hipotekën e Shkodrës, edhe për ata që ishin nga viti 2000 por edhe këta që janë aktualisht. 73 vjeçari i ka kallëzuar për veprën penale “shpërdorim i detyrës”.

Hipoteka vijon të jetë një prej institucioneve më problematike për shkak të volumit të madh të kërkesave nga qytetarët por edhe problemet që kanë me pronat gjithë këto vite. Shpesh herë dalin të zhgënjyer si në rastin e 73 vjeçarit i cili ka vendosur të bëjë kallëzimin penal. Tashmë duhet parë se çfarë do të bëjë prokuroria e Shkodrës pas kësaj padie.

Ja njoftimi i policisë për këtë rast:

Më datë 15.05.2018, shtetasi A.M, vjeç 73, banues në Shkodër, kallëzon se ka aplikuar disa herë për marrjen e certifikatës së pronësisë, për banesën e blerë me akt noterial në vitin 2000 dhe punonjësit e ZRPP, i kanë refuzuar pajisjen me certifikatë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Neni 248 i Kodit Penal. /ShkodraNews