Shkencëtarët zbulojnë si të shërojnë sëmundje të pashërueshme

3a737e9900000578-3943298-image-a-38-1479326528528_1479580747-2520467

Shkencëtarët kanë zbuluar si të editojnë ADN-në për të riparuar “gjenet e thyera” për të shëruar sëmundje të pashërueshme – dhe potencialisht të zgjatet jetëgjatësia e njeriut.

Deri më tani, nuk ka qenë e mundur që të ndryshohen gjenet në tru, zemër, mëlçi dhe sy – rrënjët e shumë sëmundjeve të pashërueshme.

Pasi që qelizat në këto organe vitale nuk mund të ndahen, është e vështirë që të fitohet qasje në to për të bërë ndryshime, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani teknika, e quajtur HITI, është përdorur për të shëruar verbërinë tek minjtë.

Udhëheqësi i hulumtimit profesori Juan Carlos insiston se kjo nuk është asgjë krahasuar me ndryshimet që teknika mund t’i bëjë në dekadat e ardhshëm.

“Ne jemi të lumtur që e kemi zbuluar këtë teknologji për shkak se është diçka që nuk ka mundur të bëhej më parë”, tha Dr. Belmonte.

“Për herë të parë ne mund të hyjmë në qelizat të cilat nuk ndahen dhe të modifikojmë ADN-në”, shtoi ai.

Lajmet për këtë zbulim vijnë një ditë pasi shkencëtarët kinezë me sukses testuan teknikën e njëjtë për modifikimin e ADN-së, të njohur si CRISPR.