Shenjat që tregojnë se duhet të pini menjëherë ujë!

Ne të gjithë e dimë se trupi i njeriut është kryesisht i përbërë nga uji dhe se ne duhet të konsumojmë një sasi të caktuar për të mbijetuar.

Muskujt dhe veshkat tuaja përbëhen nga 73% ujë; gjaku juaj është i përbërë nga 83% ujë; mushkëritë tuaja janë 90% ujë dhe truri juaj është i përbërë nga 76% ujë. Sasitë e rekomanduara për konsum të ujit janë 3 litra (12 gota) për burrat dhe 2.2 litra (9 gota) për gratë.

Ata qe nuk pijne ujë mjaftueshëm do të përjetojnë disa nga simptomat e mëposhtme:

Urine e verdhe e erret

Zakonisht, urina duhet të ketë një ngjyrë të verdhë. Por, nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm, veshkat do të nxjerrin “më shumë mbeturina në urinë, siç janë qelizat e vdekura të gjakut, toksinat ose proteinat, gjë që rezulton me urinë më të errët.

Ju gjithashtu mund të keni urinë më të errët pasi konsumoni barna të caktuara, vitamina B, panxhar, manaferra, shparguj. Nëse vëreni një ndryshim në ngjyrën e urinës, rritni menjëherë konsumimin e ujit dhe vëzhgoni nëse ngjyra e urinës bëhet më e lehtë. Nëse urina juaj mbetet e errët për një periudhë më të gjatë, kjo mund të jetë një shenjë e çështjeve më serioze të shëndetit të tilla si hepatiti ose gurët e tëmthit.

Reduktimi i urines

Zakonisht, njerëzit urinojnë ndërmjet 6-7 herë çdo ditë. Por nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm, do të ketë më pak lëngje në dispozicion për të zëvendësuar lëngjet që dalin nga trupi, kështu që veshkat do të mbajnë sa më shumë lëng që të jetë e mundur për të parandaluar dehidratimin.Nëse ju urinoni më pak se 6 herë në ditë, duhet të shtoni menjëherë marrjen e ujit.

Kapsllëk

Mungesa e ujit në trup shkakton kapsllëk. Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi juaj do të thithë ujin nga kudo që të jetë e mundur, duke përfshirë edhe ate zorrës së trashë. Pra, konsumimi i shumë ujë është i rëndësishëm nëse doni të parandaloni ose trajtoni kapsllëk. Kapsllëku mund të shkaktohet edhe nga pasiviteti fizik, hipotiroidizmi, inflamimi i zorrëve, ndjeshmëria e ushqimit dhe stresi.

Lëkura juaj është e thatë dhe rrudhat janë më të përcaktuara

Sipas Dr. Diana Howard, dehidratimi mund të çojë në një lëkurë të irrituar, të ndezur, të kruar dhe të ndjeshme. Në raste të rënda, lëkura mund edhe të bëhet e kuqe me të çara dhe gjakderdhje. Mungesa e ujit gjithashtu shkakton shfaqjen e rrudhave. Pra, duhet të pini më shumë ujë për të rivitalizuar lëkurën tuaj.

Uria dhe fitimi i peshës

Trupi ka një defekt të vogël – nuk e di dallimin midis urisë dhe etjes. Hipotalamusi, pjesa e trurit që është përgjegjëse për rregullimin e urisë dhe etjes, shpesh hutohet, sepse shkakton urinë kur organizmi juaj ka nevojë për ujë. Pra, të hahet një meze e lehtë në vend të etjes per uje do të rezultojë në një konsum të tepërt kalorik dhe shtim në peshë. Kur të ndiheni të uritur, duhet të pini një gotë ujë dhe pastaj të prisni 15 minuta. Nëse ende ndjeheni i uritur pas kësaj, është një shenjë që duhet të hani diçka.

Etja dhe goja e thatë

Shumica e njerëzve e kanë të vështirë të besojnë se ndjenja e etjes për ujë është një shenjë se trupi është pak i dehidratuar. Një gojë e thatë zakonisht ndodh me etjen dhe është një shenjë që trupi ka nevojë për hidratim.

Dhimbje koke

Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm, trupi juaj do të thithë ujin nga të gjitha indet tuaja për të kompensuar mungesën e lëngjeve. Kjo shkakton receptorët e dhimbjes dhe rezulton në dhimbje koke. Në të njëjtën kohë, kur nuk konsumoni ujë të mjaftueshëm, vëllimi i gjakut bie, duke ulur sasinë e oksigjenit që bartet në tru. Në përgjigje të kësaj, enët e gjakut në tru do të zgjerohen dhe dhimbja e kokës do të rritet..

Sistem imun i dobët

Dehidratimi rrit përqendrimin e toksinave në gjak, gjë që dobëson sistemin imunitar. Pirja e mjaftueshme e ujit është shumë e rëndësishme për eliminimin e toksinave dhe ndihmon sistemin imunitar të mbrohet nga infeksionet.

Zvogëloni marrjen e disa pijeve si kafja, sepse ato mund të dehidratojnë trupin për shkak të përmbajtjes së kafeinës dhe sheqerit.