Rrihet një avokate në Shkodër, ajo po përpiqej të…

Një avokate nga Lezha ka përfunduar pre e dhunës në Shkodër. Ajo ka ardhur për të ushtruar detyrën e saj për një klient, por klienti e ka goditur avokaten dhe e ka penguar që të bëjë detyrën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kukël teksa shtetasi Z.N 67 vjeç, invalid prej 24 vitesh e ka goditur avokaten, shtetasen Sh,M 53 vjeçe, banuese në Lezhë.

Pas kësaj ngjarje në banesën e 67 vjeçarit kanë mbërritur forcat e policisë për të sqaruar atë që ka ndodhur. Shtetasi Z.N pasi ka goditur dhe penguar avokaten Sh.M është proceduar penalisht por në gjendje të lirë. Ky është njoftimi i policisë për këtë ngjarje:

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin Z.N, vjeç 67, banues në fshatin Kukël, invalid prej 24 vitesh, pasi ka goditur e penguar të ushtrojë detyrën, shtetasen SH.M vjeç 53, (avokate) banuese në Lezhë. Nenet 90, 119 e 235 të Kodit Penal. /ShkodraNews