Rrëfimi i trishtë i vajzës nga Fieri: Do shkoja të shikoja “Portokallinë”, sa dola në oborr, më mbyllën gojën dhe…

“Do të shkoja të shikoja emisionin humoristik ‘Portokalli’ tek xhaxhai por sapo dola në oborr disa persona më mbyllën gojën, me lidhën dhe me morën me forcë në krahë duke më çuar në shtëpinë që po ndërtohet në anën tjetër të rrugës”.

Kështu mësohet të ketë deklaruar para hetuesve dhe në prani të psikologes 13-vjeçarja nga Fieri, që u rrëmbye për t’u abuzuar nga tre të rinj nga Roskoveci, ka folur për herë të parë pas tronditjes që kaloi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të dielës në një fshat të Bashkisë Roskovec. E mitura ka shpjeguar se personat që e kanë kryer aktin e rrëmbimit forcërisht të saj kanë qenë tre, ku mes tyre ajo ka njohur edhe dy bashkëfshatarët Jorges Dosti dhe Marjus Çalamëni, tashmë të arrestuar së bashku me të riun Redon Tereziu nga fshati Vlosh i Roskovecit. Edhe e ëma e të miturës ka deklaruar se e ka gjetur të bijën e mitur të lidhur.

“Jo vetëm duart, por edhe gojën ja kishin lidhur me litar”, mësohet të ketë pohuar para hetuesve e ëma e 13-vjeçares.