Revoltohet keq Kampioni Kristian Prenga, ja arsyeja madhore që ka

Pas heqjes së flamurit kuqezi në Prishtinë shqiptari kampion në “kick-boks” ka reaguar ashpër në një postim në instagram kundër atyre që e bënë dhe e urdhëruan këtë gjest.

Një mesazh i mbushur me mallkime dhe revoltë ndaj atyre që e bënë këtë akt.

Ky është postimi:

“Mallkuar qofte ai qe e prek gjakun e Skenderbeut! Do te doja tju dergoja nje mesazh te gjithe atyre patrioteve dhe jopatrioteve (qe se kam kuptuar asnjehere pse jane te tille) te huajve ne te gjithe boten (edhe pse e di qe sdo e kuptojne cfare kam shkruar) qe flamurin e Shqiperise mos e prekni me me dore. Ruajeni negativitetin per ta perdorur ne gjerat tuaja, jo per te fyer “ate” qe mua dhe shume e shume te tjereve na motivon per te vazhduar perpara ne karrieren tone.”