Raketa që mund të nxisë Luftën e III Botërore

Raketat “supersonike” mund të nisin Luftën e Tretë Botërore nëse kombet e fuqishme shfaqin tendenca dhune, paralajmërojnë ekspertët.

Aktualisht po zhvillohen nga SHBA, Rusia dhe Kina.

Një raport tronditës tregon se përhapja e kësaj klase të re të armëve mund t’i rrezikonte kombet e vogla dhe të mëdha në një luftë strategjike.

Raporti rekomandon që SHBA, Rusia dhe Kina duhet të refuzojnë të eksportojnë raketat e tyre hipersonike në vende të tjera.

Të dhënat nga Korporata RAND me bazë në Kaliforni e vlerësojnë rrezikun e raketave hipersonike – armë të aftë për të manovruar dhe fluturuar më shpejt se 5.000 kilometra/orë.

Vende të tjera, duke përfshirë Evropën, Japoninë, Australinë dhe Indinë gjithashtu po fillojnë të eksplorojnë teknologjinë e re, e cila po përhapet me ritme të shpejta.