PROVOKACIJA/ “Tërbohen” serbët, ish-kapiteni i tyre do veshë fanellën e Kosovës (Foto)

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA ka bërë që shumë futbollistë të kësaj nënshtetësie të cilët luajnë me kombëtare të tjera, të mendojnë rikthimin te Kosova.

I radhës është një talent 18-vjeçar. Ai quhet Arton Zekaj dhe shumë shpejt pritet të veshë fanellën e Kosovës.

Deri këtu, gjithçka duket normale, por ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga serbët të paktën kështu shkruan “blic.rs”.

Arsyeja? Aktualisht Zekaj luan në ligën e tretë serbe me ekipin e Sopot dhe është një nga lojtarët më të dalluar të këtij ekipi. Njëkohësisht ai është aktivizuar me kombëtaret e moshave të Serbisë, mku ka qenë edhe kapiten.

Thirrja ka mbërritur, por ai po e mendon me kujdes për vendimin.

Kur u pyet nëse ai ka frikë reagimin në Serbi, thekson:

Jo, nuk besoj se do të ketë probleme. Varet nga shumë rrethana, por kam lindur në Sombor, kam një pasaportë serbe, kam luajtur për Partizanin dhe moshat e Serbisë, ku kam qenë edhe kapiten” përfundoi 18-vjeçari.