Nora Istrefi do të donte që edhe kjo foto me Leonoren të zhdukej (Foto)

Këngëtarja Nora Istrefi ka ndryshuar shumë ndër vite. Ka ndryshuar stilin muzikor, por edhe pamjen e jashtme. Ka hequr shumë kilogram, e ka transformuar lukun, e po ashtu ka ndërhyrë në hundë dhe buzë.

Me pak fjalë, Nora nuk është ajo që e kemi njohur dikur dhe këtë e dëshmon shumë mirë edhe kjo foto ku ajo shihet pranë Leonora Jakupit. Nora po duket shumë ndryshe në çdo aspekt dhe sigurisht jo aq bukur sa ç’po duket kohët e fundit.

Thonë se Nora rrallë është e kënaqur me veten. E, me gjasë edhe këtë foto me Leonoren do ta zhdukte./Kosovarja