Ngjarje tragjike/ Durrsaku hidhet nga kati i 8-të i pallatit

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit disa minuta më parë.

Sipas informacioneve paraprke, një mashkull rreth të 40-tave është hedhur nga kati i 8-të i pallatit ku banonte në rrugën “Prokop Meksi” afër shkollës “Eftali Koci”.

Ai është shtrirë i zhveshur në rrugë, ndërkohë që burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ambulanca dhe policia kanë vonuar më shumë se një orë për të mbërritur.

Identiteti i tij nuk është bërë ende me dije e po ashtu as arsyet që e kanë shtyrë të kryente këtë veprim.

Një djalë nga vendngjarja raporton:

Prsh JOQ, ne keto momente eshte hedh nje person nga kati i 8 ne Durres, rreth 30 vjec mashkull. Policia ka mbi 1 ore nuk e prek me dore. Ai mund te kete shenja jete. Ky eshte shteti. Une ngela nje ore aty dhe policia e ambulanca asgjë./ JOQ