Neser ne serialin ”Dashuri Bardh e Zi” do te ndiqni: Shahin ka hyrë në burg për faj të Namikut dhe…


Namik i tregon Ferhatit se Shahin ka qenë ortaku i tij. Shahin ka hyrë në burg për faj të Namikut dhe prej kësaj bashkëshortja e ka ndarë, duke i larguar edhe të bijën. Namik ndihet mirënjohës ndaj Asllës. Ferhat është i shqetësuar se Shahin do ti lëndoj Asllën. Idil largohet nga gjinekologu e dëshpëruar.

Ajo nuk pranon të takohet me Ferhatin duke i kërkuar atij kohë për të qëndruar të ndarë. Asllë ndihmon Ferhatin me fizioterapinë, e mjekon dhe i shërben ilaçet. Asllë përballet me Namikun duke e pyetur rreth armikut të tij dhe Abdinin e mbështet. Jigit shkon në vilën e familjes së tij për të zbardhur ngjarjen që i ka ndodhur Ferhatit. Ferhat sillet ftohtë me Jigitin duke mohuar se e njeh atentatorin e tij dhe Asllës. Asllë mbështet deklaratën e Ferhatit. Jigit i kërkon Namikut të paraqitet në prokurori për të dhënë deklaratën e tij.

Gylsym i shpreh mirënjohjen Asllës. Namik ngre në përgjegjësi Abidinin pas sëmundjes së Ferhatit. Vildan sillet e dashur me Xhunijetin dhe Gylsym ndihet xheloze. Handan nuk e beson Vildanin kur ajo i thotë se ka vendosur të shpëtoj martesën e saj me Xhunijetin dhe të heq dorë nga alkooli. Jeter i ndihet borxhlie Asllës për jetën e Ferhatit dhe Gylsymit. Xhunijet i shkon Gylsymit në dhomë për ta sqaruar se mes tij dhe Vildanit nuk ka asgjë. Gylsym vazhdon ti mbaj qëndrim Xhunijetit. Vildan i shkon në dhomë Gylsymit.

Gylsym nxjerr Xhunijetin nga dritarja. Safija shikon Xhunijetin duke dalë nga dritarja dhe e kupton se ai është dashnori i Gylsymit. Asllë nuk pranon të dal dhe të lërë Ferhatin vetëm. Safija përballet me Gylsymin duke e ofenduar atë. Safija i kërkon para Gylsymit në këmbim të heshtjes së saj. Gylsym nuk pranon dhe Safija kërcënon Gylsymin se do ti tregoj Namikut të vërtetën. Gylsym në nerva e sipër mbyt Safijen. Safije vdes.

Gylsym e frikësuar arratiset me vrap. Shahin shikon Gylsymin duke u larguar nga vila dhe e rrëmben atë. Shahin i dërgon një video Ferhatit ku tregon Gylsymin e lidhur dhe i le atij një vend takim. Asllë shikon Ferhatin që po largohet dhe i shkon atij në makinë. Xhem mëson se e akuzojnë se ka rrahur dikë. Jigit shkarkon Xhemin nga

çështja kundër Namik. Ferhat i tregon Asllës se kanë rrëmbyer Gylsymin. Ferhat shkon në adresën e duhur. Edhe pse i kërkon Asllës të qëndroj në makinë, Asllë e ndjek pas. Gylsym nuk është brenda banesës. Sapo Ferhat dhe Asllë hyjnë brenda ndërtesa përfshihet nga flakët. Namik shikon live gjithë skenën.