“Nëse do të isha në vend të Buffonit, do ta kisha goditur me shpullë gjyqtarin!”

sh portieri i Juventusit, Stefano Tacconi, ka sulmuar gjyqtarin Michael Oliver – ‘nëse do të isha Gigi Buffon, do ta kisha goditur atë në fytyrë…”

“Zonja e Vjetër” përmbysi rezultatin nga ndeshja e parë dhe po fitonte 0-3 deri në minutën e 92-të në “Santiago Bernabeu”, kur Medhi Benatia ndërhyri në Lucas Vazquez dhe gjyqtari, Michael Oliver, pa u menduar dy herë akordoi penallti në favor të Real Madridit.

Gianluigi Buffon u dërgua me të kuq jashtë për shkak të protestave, kurse Cristiano Ronaldo nuk gaboi nga pika e bardhë për ta dërguar Real Madridin në gjysmëfinale.

“Duke e ditur se nuk do të luaj më, do ta ksiha goditur në fytyrë”, tha Tacconi për RMC Sport, që ka luajtur më shumë se 20 ndeshje për “Zonjën e Vjetër”.

“Do të ishte bukur dhe e mrekullueshme për fundin e karrierës. Nuk mund të japësh një penallti si ajo në minutën e 95-të. Psikologjikisht të gjithë janë të tensionuar dhe nuk mund të japësh një penallti si ajo”.