Mustafi: Nuk kisha para për këpucë sportive

muss_1478384648-5977676

Mbrojtësi i njohur shqiptar Shkodran Mustafi ka folur për hapat e tij të para të karrierës së futbollit në një intervistë ekskluzive për Goal.
Ai thotë se kishte një përkrahje shumë të madhe nga i ati, i cili asnjëherë nuk i ka dhënë presion por gjithmonë i ka qëndruar pranë për edukuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Vendi ku jam rritur (Bad Hersfeld) është një qytet i vogël në mes të Gjermanisë. Afër qytetit të Frankfurtit, që është një orë e gjysmë larg nëse shkoni me veturë. Jam rritur aty me vëllanë tim, kushërirë dhe gjithë familjen, gjë që ishte shumë e mirë”, është shprehur Mustafi.

Ai thotë se për të ishte e rëndësishme sepse nuk kishte presion.

“Kryesore për mua ishte se nuk kisha presion. Babai im kishte luajtur futboll sepse i pëlqente, por ke shumë prindër që të thonë ‘unë nuk ia kam arritur prandaj djali im duhet ta bëj’. Asnjhërë nuk kam pasur presion, kjo ishte gjë shumë e mirë”, thotë ai.

Mustafi më tutje thotë se ai i blinte këpucë futbolli sa herë që kishte mundësi dhe e dërgonte gjithmonë në stërvitje.

“Kur doja këpucë futbolli të reja ai gjithmonë më blinte nëse ishte e mundshme financiarisht, sepse jo gjithmonë kalonim kohë të mirë financiare. Ai provonte të më dërgonte gjithkund, në ndeshjet e mia dhe në stërvitja, pa ndonjë presion. Asnjëherë nuk më blinte këpucë të reja dhe më pas të më thoshte ‘tani duhet të shënosh 10 gola, përndryshe s’do të të blej më’. Kam parë shumë prindër duke iu dhënë shumë presion fëmijëve të tyre dhe mendoj se kjo largon argëtimin dhe mbyt karrierën e tyre”, shtoi Mustafi.