Mijëra qytetarë përshëndetën Majlindën në Prishtinë (Video)

maji-7_1471196512-6029875

Në kryeqytet i është bërë një pritje madhështore Majlinda Kelmendit

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, është pritur nga mijëra qytetarë, e cila parakaloi në sheshet e Prishtinës me autobus të hapur, pas ardhjes nga Brazili, ku fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.

Kelmendi dhe ekipi kosovar i xhudos, që ia sollën medaljen e parë olimpike vendit, parakaluan sheshet kryesore për disa minuta.

Pas parakalimit në sheshet e Prishtinës, kampionia e botës në xhudo dhe tani edhe fituese e madaljes së artë në Lojërat Olimpike, është nisur drejt Pejës, ku thuhet se është organizuar pritje e veçantë.

Majlinda falënderoi të gjithë për këtë pritje madhështore që i është bërë, derisa ka premtuar se nuk do të ndalet me kaq dhe do të sjellë të tjera medalje te arta në Kosovë.