Martesat e lumtura e kanë një sekret: Ja Rregullat që duhet të ndjekë cdo martesë!

Ka shumë teori sesi te keni një martesë më të lumtur.Ne kemi grumbulluar disa nga këshillat më të mira për t’ju ndihmuar të jetoni së bashku nje jete me te lumtur.

-Fokusohu tek e mira.

“Një martesë e lumtur nuk do të thotë që ke një bashkëshort të përsosur ose një martesë perfekte.

Kjo thjesht do të thotë që ju keni zgjedhur të shikoni perpara përtej papërsosmërive te te dyjave.

“~ Fawn Weave.Është e lehtë të parandalojme shqetësimet e vogla qe na sjell partneri yne, kur ne jemi të fokusuar në cilësitë e mira që na kanë tërhequr në radhë të parë tek ai.

Qëndro i fokusuar në të mirën. transmeton 10gjera.com.

-Gjeni lumturin tuaj

“Martesa nuk të bën të lumtur, ti e ben martesën të lumtur.” ~ Drs. Les & Leslie Parrott

Bëni diçka të përditshme që ju kenaq dhe marredhenia juaj te perfitoje prej saj.

Ju nuk mund të jeni i lumtur në një marrëdhënie, nëse nuk jeni të kënaqur me veten.

-Falni papërsosmëritë

“Një martesë e suksesshme nuk është bashkimi i dy njerëzve të përsosur.

Është ai i dy njerëzve të papërsosur që kanë mësuar vlerën e faljes dhe të miresise “. ~ Darlene Schacht
Falja është dicka e rendesishme per marredhenien. transmeton 10gjera.com.

-Jepini perparesi marteses tuaja

“Martesa nuk është një emër; është një folje. Nuk është diçka që ju merrni.

Është diçka që ju bëni. Është mënyra si e dashuroni partnerin tuaj çdo ditë. “~ Barbara De Angelis
Kujdesuni për të, ushqejeni atë dhe lereni të rritet.

-Shprehni dashurine tuaj cdo dite

“Dobësia më e madhe e shumicës së njerëzve është hezitimi i tyre për t’u treguar të tjerëve se sa i duan ata derisa ata janë ende gjallë.” ~ Orlando Battista

-Mësoni nga e kaluara dhe ëndrra e së ardhmes

Merrni mesime nga e kaluara dhe përdorini ato për t’ju ndihmuar të formoni të ardhmen tuaj.

-Mësoni diçka të re çdo ditë

Mësimi është çelësi i rritjes dhe evolucionit.

Dhe rritja është çelësi i marrëdhënieve të forta.

-Jini të mire dhe bujare

Bëni diçka të veçantë çdo ditë. Një shënim i vogël, një filxhan çaji i befasishem ose një telefonatë e thjeshtë për të thënë nje ‘hi’, do të vleje shumë për ti treguar partnerit tuaj se sa e vleresoni ate,transmeton 10gjera.com.

-Veprimet flasin më shumë se fjalët

“Çiftet e martuara që e duan njëri-tjetrin i tregojnë njëri-tjetrit njëmijë gjëra pa folur.” ~

Proverb kinez

Sigurohuni që veprimet tuaja te tregojnë dashurinë tuaj.

Shpesh herë se çfarë bëni dhe si e bëni, flet më shumë se sa shprehja e dashurisë suaj me fjalë.

/©10gjera.com
përktheu j.memeli/