Majlinda Bregu dhe Kejda, sherr për një foto në Instagram

ish-ministrja Majlinda Bregu ka qenë e ftuar një ditë më parë në emisionin “Studio e hapur”, ku përveç çështjeve të politikës, ka folur edhe për marrëdhënien me vajzën e saj, Kejda Ajazi.

E bija e ish-deputetes prej disa kohësh është zhvendosur në Bruksel ku vijon studimet dhe për këtë fakt, shpeshherë bëhet subjekt i lajmeve nëpërm portale. Një gjë e tillë duket se e ka shqetësuar së tepërmi Bregun, e cila e shprehu hapur një gjë të tillë në emision.

Ajo madje tregoi edhe një rast sesi një foto e së bijës ishte bërë shkak për një përplasje mes tyre.

“Një ditë ma mbylli gojën. Kishte publikuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bën shopping. Unë që flas me të dhe i them: ‘Nuk gjeje dot një vend tjetër për të kaluar?’

Po aty e kapa që thashë një budallallëk. Ndërsa Kejda më tha: ‘Pse kërkon të më kushtëzosh lirinë?’. Aty i thashë vetes qetësohu. Por më shqetësojnë lajmet e portaleve.”-rrëfeu ish-ministrja e Integrimit. /GSH