Luana dhe Zajmina shfaqen me të njëjtin fustan, cilës po i rri me bukur!

Luana Vjollca dhe Zajmina Vasijari, cilësohen si dy femrat më të bukura të ekranit shqiptar. Njëra po bën bujë në fushën e prezantimit, e tjetra po korrë sukses në biznesin e saj privat që ka kohë që e ka hapur, përcjell ORAinfo.

Zajmina është larguar pak sa nga muzika, pasi që tash është duke iu përkushtuar vetës, derisa punët po i shkojnë mirë në profesionin e dytë që është menaxhimi i një butiku.

Por së fundmi një gjë e papritur ka ndodhur me dy bukuroshet shqiptare. Ka rastisur që të duja kanë veshur fustanin e njëjtë, një të bardhë.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë vetëm rastësi , apo Luana e ka blerë te butiku i Zajminës. Sidoqoftë, çfarë mendoni ju cilës po i rri më bukur ?../ORAinfo/