Lajm super i mirë për shqiptarët, Holanda ka nevojë për ju. Ofron vende pune

Kryetari i Bashkisë se Roterdamit, teksa vlerësoi rekomandimin e KE për Shqipërinë, shtoi se ne do ta mbështesim Shqipërinë në këtë proces, duke ju dhënë njerëzve shpresë.

Ai hodhi idenë e zbatimit të më shumë projekteve me karakter ekonomik, si një mënyrë e krijimit të vendeve të punës dhe largimit të të rinjve nga rruga e krimit.

Ai preku po ashtu edhe çështjen e atyre që përpiqen të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, në kërkim të një mundësie më të mirë jetese atje.

Në këtë kontekst, ai përmendi edhe mundësitë e punësimit në mënyrë të ligjshme në Holandë, duke shtuar se tregu i punës është tashmë në lulëzim.

Ai i kërkoi Ministrit Xhafaj që përfaqësues të Policisë të vijnë në Holandë për periudha afat-shkurtra për të parë dhe analizuar nga afër problemet që ndeshen.

Keto deklarata u bene gjate nje takimi qe ka pasur ne Roterdam Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.