Kush është talenti që po e kërkon e gjithë Evropa, me klauzolë 60 mln euro dhe në pritje të paraqitjes së parë

Manchester United, Arsenal, Milan e PSG janë disa nga skuadrat që interesohen për shërbimet e Joao Felix.

Portugezi 18 vjeçar është pjesë e Benfica B, ende nuk ka debutuar me skuadrën e parë dhe ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro.

Historia e Felix është interesante. Në moshën tetë vjeçare iu bashkua Portos, rivalit kryesore të skuadrës aktuale.

Për shtatë vite ishte pjesë e Portos, për t’u larguar nga gjiganti portugez me arsyen se nuk qëndronte mirë fizikisht. Ai më vonë iu bashkua Padroenses, ndërsa nga fundi i vitit 2016 është pjesë e Benficas B.