Kur një ish sportist si Rama kujtohet për sportin vitin e fundit të mandatit…

rama-sdhe-porti

Edhe pse muajt e fundit nuk janë aq dhe të mirë për qeverinë, pas një sërë akuzash që kanë vërshuar në drejtim vendimeve të ndërrmara nga ajo kohët e fundit, Rama sot ka hedhur një vështrim nga gjendja e sportit sot.

Sporti dhe arti kanë një mungesë të theksuar vëmëndjeje nga qeveritë dhe investimi mbi këto fusha ka qënë në kufijntë e një harrese.

Paraditen e sotme Kryeministri , një ish sportist, me sa duket është zgjuar ndryshe duke hedhur për një projekt ligj që në të ardhmen mund të jetë i dobishëm për sportin.

Rama njoftoi ngritjen e një federate speciale për sportin në shkolla. Duke i qëndruar temës së aktivitetit të zhvilluar në Kryeministri për promovimin e bashkëpunimit Qeveri-FSHSSH, Rama tha se është shqetësuese mungesa e aktivitetit fizik.

“Bashkë me rënien e regjimit ka filluar një rritje e pandalshme e dhjamit në gjak. Po të peshojmë popullin shqiptar sot dhe ta vëmë në peshore me atë që ishte dje, jemi mbipeshë. Kjo ka të bëjë me shumë elementë, por lidhet edhe me mungesën e lëvizjes sportive. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik Shqiptar, tregojnë se jemi 54.4 % mbipeshë. Kemi vetëm 4% të popullsisë që merret me aktivitet fizik, nuk e ka askush tjetër. Fatkeqësia më e madhe është se nëse e përthyejmë 4% në shtresa popullsie, do të shikojmë që aktivizimi në mënyrë të rregullt fizik tek rinia është edhe më pak, nën 4%.”- deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se qeveria e tij do të vijojë mbështetjen për sportin, duke përmendur ndërtimin e Pallatit të ri të sportit dhe pishinën olimpike të mbyllur.

“Qeveria e mëparshme investoi në 8 vjet 80 mijë euro për sportin, për infrastrukturën sportive. Ne, vetëm nga buxheti i shtetit, në dy vitet e fundit kemi investuar 25 milionë dhe prap është shumë pak.“- u shpreh Rama.

Pas gjithë të thënave përpara kamerave urojmë që ish basketbollisti që tani ka veshur kostumin e kryeministrit të mbaj fjalën për rikthimin e identitetit të sportit, që ëndrrat e të rinjëve pasionat të shihen të realizueshme./Shqiperiaime.al