‘Kisha ndjesinë sikur do të humbisja prindërit’, Eugenti rrënqeth me deklaratën e tij

Eugent Bushpepa i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Show” i preku te gjithe me rrefimin e tij.

Gjatë emisionit Eugenti u pyet se kujt ja dedikonte këngën “Mall” dhe këngëtari u shpreh se ja dedikon jo vetëm të fejuarës, por edhe prindërve pasi për ta kishte shumë mall.

“Kënga nuk ishte vetëm për partneren time. Kam ndjerë një emocion timin kur isha larg familjes. Prindërit e mi janë pak në moshë dhe nuk e di pse, por shpeshherë kam ndjesinë sikur do të humbas ndonjërin nga ata.

Kur isha larg po e ndjeja këtë. Mu formua një gungë në fyt dhe kisha mall për familjen”, u shpreh Eugenti.