Këtë herë edhe Maria De Filippi nuk mund t’i mbajë lotët. Historia e “C’è posta per te” rrënqeth moderatoren dhe më pas…

Edhe pse kanë kaluar muaj, ajo vijon të jetë një nga historitë më prekëse që janë shpërndarë në rrjet.

Po flasim për mbrëmjen e 13 janarit dhe programin aq të ndjekur të Maria De Filippi-t ” C’è posta per te”.

Prezantuesja dha një detaj të episodit të parë, çka e ka prekur Filippi-n në një mënyrë të veçantë dhe e bëri atë të lotojë.

Atë mbrëmje të ftuar do të ishin: Michelle Hunziker dhe Tommaso Trussardi, të cilët dolën së bashku për herë të parë në TV.

Përveç tyre pjesëmarrës do të ishte edhe lojtari i Juventusit, Gonzalo Higuain, shkruan ShkodraNews. Dhe pikërisht historia ku futbollisti erdhi si një protagonist, ishte ajo që veçanërisht preku moderatoren e njohur italiane.

Në të vërtetë, Maria tha se ajo mezi i ka mbajtur lotët. “Për herë të parë në shumë vite një histori më ka vënë në vështirësi dhe është ajo që ka si surprizë lojtarin Gonzalo Higuain. Na kontaktuan dy prindër të cilët kanë humbur një fëmijë dhe nëna i kërkon falje djalit tjetër që e ka lanë pas dore.

Unë e ndjeva dashurinë e pakushtëzuar dhe këtë djalë, që e shihja për herë të parë, dinjiteti i dhimbjes më ka prekur shumë. Kam luftuar për të mos qarë dhe nuk e di nëse ia kam dalë”.

Imazhet e moderatores të përlotur vijojnë të bëjnë xhiron e rrjetit. Po ju a e mbani mend atë histori? Na lini një koment dhe mos harroni të ndani me miqtë tuaj. /Përshtati: ShkodraNews