Jetimi nga Shkodra del live me hashash në instagram nga konvikti

Përdorimi i drogave në institucione si shkolla të mesme të larta apo edhe konvikte shtetërore tashmë është kthyer në një fenomen shqetësues. Mësuesit, psikologët, drejtorët, kujdestarët bashkë me efektivët e policisë nuk ia kanë dalë deri tani që të zbusin këtë fenomen apo ta minimizojnë. Përkundrazi përdoruesit qoftë ata për herë të parë por edhe të tjerë janë në rritje sipas statistikave.

Në konviktin e shkollës së muzikës në Shkodër mbrëmjen e kaluar shtetasi Azem Imeraj i cili ka statusin e jetimit ndaj qëndron në atë godinë, ka bërë një dalje live në instagramin e tij duke kominukuar me ndjekësit që ka. Imeraj ështëgjatë daljes live nuk kishte fytyrën e tij siç ndodh zakonisht në këto komunikime në instagram por një libër të hapur dhe mbi të disa doza hashashi të gatshme për t’u konsumuar. Tashmë shumë të rinjve si në rastin konkret këto gjeste janë një “trend” i kohës edhe pse nuk i vlejnë aspak shoqërisë apo edhe të rinjve që ndjekin dhe komunikojnë me njëri-tjetrin live në rrjete sociale.

Kjo dalje live e tij është një sfidë direkte duke nisur nga drejtori i shërbimeve sociale në bashkinë Shkodër Filip Vila që ka në administrim këto konvikte dhe deri tek punonjësi më i thjeshtë pa harruar edhe policinë vendore. Fare thjeshtë një i ri jetim bën një dalje live dhe shfaqet me doza hashashi duke komunikuar me të tjerë. Sipas burimeve në momente kur po fliste live Imeraj ndodhej brenda konviktit tek shkolla e muzikës por kjo mbetet për t’u vërtetuar nga institucionet përkatëse nëse ka qenë aty apo në ndonjë vend tjetër. Kjo që ka ndodhur duhet t’i shqetësojë të gjithë.