“Ishte duke vjelë domate”, babai i djalit që u la në burg trondit: Po e ka bërë, të varet!

Policia e Fierit prangosi tre ditë më parë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç.

Ata dolen sot para Gjykates se Fierit e cila i la në burg tre të rinjtë pasi akuzohen për tentativë përdhunimi ndaj një të miture në fshatin Arapaj të Roskovecit.

Tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht një 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Ndërkohë që familjarët e Marjus Calamenit, thonë se ai eshte i pafajshem.

Ka qenë babai i tij i cili teksa ka folur për mediat sot jashtë gjykatës së Fierit, u shpreh se djali tij u ka dhene shokeve bicikleten dhe eshte arrestuar sipas tij vetem sepse u gjet bicikleta ne vendngjarje.

Izet Calameni tha se i biri ka qene duke vjele domate dhe se ka 40 deshmitare për këtë gjë.

Por ka qenë shumë ekstrem në rast se e kundërta do të ishte e vërtetë. “Por nëse ka gisht në ngjarje le të varet”, u shpreh ai për të birin.