Grabitet në 4 minuta Posta Shqiptare, autorët zhgënjehen kur shohin se brenda kasafortës kishte…

Nje grabitje sepktakolare ka ndodhur ne oret e para te mengjesit ne Posten e Rreshenit, por qe ka perfunduar kot per autoret. Ishin 4 veta qe kane marre 2 kasaforta ne Posta, por qe me pas i kane hedhur ne mes te rruges sepse brenda nuk ka pasur para.

Nga verifikimi i kamerave të sigurisë rezulton se grabitja ka zgjatur rreth 4-5 minuta.

Grabitësit kanë shtremberuar kameren e jashtme të sigurisë ndersa kane përdorur mjete të forta per te hyre ne ambjentet e Postës dhe prej aty kanë marrë dy kasaforta të lëvizshme.

Kanë qenë kamerat e brendshme që kanë fokusuar katër personat, të gjithë me maska dhe doreza.

Nga burime pranë policisë eshte bere e ditur se ne kasaforta ka pasur një sasi të konsiderueshme pullash postare, si dhe kupona pasaportash, por brenda tyre nuk ka patur vlera parash.

Grabitësit i kanë hedhur kasafortat në afërsi të Milotit, pasi kanë parë që nuk u vlejnë dhe mund të identifikoheshin.

Policia i ka gjetur ato dhe kuponët në afërsi të Milotit, ndersa ka nisur hetimet ne lidhje me kete ngjarje.