Gjesti për të cilin po flasin të gjithë (Video)

Cristiano Ronaldo vendosi që të përshëndeste portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon pas përfundimit të ndeshjes dramatike Real-Juve, të përfunduar me rezultatin 1-3.

Sulmuesi i madrilenëve ndaloi në zonën ku kapiteni bardhezi po jepte intervistë për ta takuar legjendën juventine.

Edhe pse ishte tepër i acaruar për penalltinë që iu akordua Realit, Buffon ndërpreu intervistën dhe përqafoi portugezin me përzemërsi.

Një zotëri i vërtetë…