“Firmosa dorëheqjen”, Xhafaj zbulon të vërtetën: Kryeministri…

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë konferencës për mediat ka zbuluar se në momentin e dënimit të vëllait të tij në Itali ka firmosur dorëheqjen. Bëhet fjalë për vitin 2002, kur ai ishet ministër i Turizmit në qeverinë e Kryeministrit, Pandeli Majko.

“Sqaroj lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim. Ka marrë një dënim penal në Itali. Kam bërë deklarime publike për këtë çështje që nga viti 2002. Janë të gjitha publike, mund të verifikohen. Ngjarja ka nddodhur në 2002, vëllai ishte 22-vjeç, u ndalua për 1 muaj dhe u lirua, duke urdhëruar largimin nga Italia.”

“Atëherë isha ministër i Turizmit në qeverinë “Majko”, i kam kërkuar kryeministrit të kohës dorëheqjen, por pas bisedës me kryeministrin ai refuzoi dorëheqjen time,”- tha Xhafaj duke mos sqaruar nëse kishte bërë apo jo dhe një kërkesë të tillë për Ramën.