Familja është e lumtur derisa fëmija i adoptuar mëson anglisht dhe rrëfen sekretin e saj tronditës

Mijëra çifte në mbarë botën duan të adoptojnë një fëmijë.

Për fat të keq, në disa vende procesi i adoptimit zgjat një kohë të gjatë dhe jo të gjithë mund ta realizojnë ëndrrën e tyre. Kjo është arsyeja pse ka gjithnjë e më shumë njerëz që përpiqen ta bëjnë këtë në vendet e Botës së Tretë.

Personazhe të famshme si Madonna dhe Angelina Jolie kanë bërë të njëjtën gjë … por asnjë nga fëmijët e tyre nuk vjen nga Uganda.

Historia e fëmijës së adoptuar për të cilën do të flasim, shpjegon saktësisht se pse.

Jetimët e këtij vendi afrikan kanë tregime të prekshme për të treguar dhe shumica prej tyre erdhën në dritë vetëm kur fëmijët mësuan të flasin gjuhën e vendit ku ata u adoptuan.

Mijëra vajza dhe djem janë detyruar të mbajnë sekrete të tmerrshme derisa të mësojnë të komunikojnë.

Vetëm atëherë ata munden të zbulonin se si ishte jeta e tyre në Ugandë, shkruan ShkodraNews. Por historitë e tyre nuk kanë të bëjnë me luftërat, keqtrajtimin apo urinë … realiteti ishte shumë më i errët.

Me kaq shumë familje që presin për një fëmijë, organizata të paskrupullta kanë lindur në të gjithë botën, me qëllim që të përfitojnë nga birësimet. Jessica dhe Adam Davis birësuan një vajzë 5-vjeçare në Ugandë nga këshilltarët europianë të adoptimit (EAC) në vitin 2015.

Çifti nga Ohajo tashmë ka katër fëmijë, por duke pasur shumë dashuri për të dhënë, ata dëshironin të kujdeseshin për një jetim të varfër.

EAC-u i tha Jessica-s dhe Adamit se babai i Namata-s kishte vdekur dhe se nëna e saj e kishte braktisur atë.

Duke mësuar se fëmija ishte keqtrajtuar, se ajo kurrë nuk kishte marrë arsim dhe se nuk ishte ushqyer siç duhet, zemra e tyre u thye.

Natyrisht, donin të shpëtonin Namata-n nga një jetë kaq e tmerrshme!

Por fëmija i adoptuar zbuloi të vërtetën.

Gjashtë muaj pas mbërritjes në shtëpinë e saj të re, anglishtja e Namatas më në fund u përmirësua, shkruan ShkodraNews, aq sa duhej për ta lejuar atë të ndante një sekret të trishtë me Jessica-n.

Vajza në të vërtetë kishte një familje dhe ajo ishte shumë e lumtur në Ugandë!

Ajo gjithashtu tha se ajo humbi nënën e saj, e cila e çonte në shkollë çdo ditë.

Jessica dhe Adami u tronditën kur e kuptuan se kishin marrë një vajzë nga familja e saj e dashur!

Për fat të keq, nuk ishte vetëm familja Davis e cila u mashtrua.

Nëna e vërtetë e Namatës besonte se vajza e saj do të qëndronte me çiftin amerikan vetëm për një vit apo dy.

Agjensia mashtruese e birësimit i siguroi asaj se fëmija do të merrte një arsimim të shkëlqyer përpara se të kthehej në shtëpi.

Keren Riley, e cila drejton një grup të quajtur Reunite Uganda, e ndihmoi Namatën të marrë kontakt me nënën e saj natyrale.

Mijëra nëna ugandase mendonin se kishin bërë një zgjedhje të mirë për fëmijët e tyre duke i dërguar ata në Amerikë për t’u shkolluar për një vit ose dy. Por në të vërtetë, fëmijët u shiteshin familjeve që mendonin se po merrnin një jetim të varfër.

Jessica dhe Adam u njoftuan se mund ta mbanin fëmijën ligjërisht, por çifti e dinte se fëmija ndjeu shumë mall dhe nostalgji për familjen e saj, ndaj ndryshoi dokumentet e adoptimit dhe Namata u kthye tek nëna e saj.

Falë historisë së tyre, policia ka zbuluar birësime të tjera të tilla si ato të Namatës dhe kanë arritur të mbyllin përgjithmonë agjencinë EAC.

Ne po e ndajmë historinë e kësaj të miture, në mënyrë që familjet t’i kushtojnë vëmendje agjensive mashtruese.

Për fat të mirë, Namata arriti të kthehej te nëna e saj, sepse ajo ishte në gjendje të mbante mend se nga ku erdhi dhe të gjithë të tjerët, por shumë fëmijë nuk kanë të njëjtin fat …

Shitja e fëmijëve është një krim i palogjikshëm që duhet ndalur! /Përshtati: ShkodraNews