E vranë poshtë shtëpisë, i riu i ekzekutuar sapo ishte kthyer nga Suedia, kërkonte…

28-vjeçari Marjo Majollari, i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios në Tiranë, u eleminua për hakmarrje, pasi babai i tij është i dënuar me burgim të përjetshëm.

I riu është ekzekutuar poshtë banesës së tij, në një zonë pa ndriçim.

Mësohet se i riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga Suedia, ku kishte shkuar në vitin 2015 për të kërkuar azil, pasi sipas pretendimit të tij, ishte i kërcënuar për hakmarrje.