E reja nga Shëngjini: Shkova me të dashurin në një vend intim, aty pashë atë që më tronditi keq

Për një vajzë vigjilia e Shën Valentinit ka shkuar shumë keq. Teksa vajza ka qenë me të dashurin e saj në një vend intim, aty ka gjetur të atin me një femër tjetër që nuk ishte e ëma. Kjo është historia shokuese e rrëfyer.

“Më vjen të zhdukem nga kjo botë. Ndjej neveri për babin tim.

Jam një 21-vjeçare nga Shëngjini, jetojmë në kryeqytet dhe kemi një ekonomi shumë të mirë.

Prindërit kanë një marrëdhënie normale, e nuk e besoja kurrë që babi im mund të bënte diçka kaq të shpifur.

Shkuam në plazh me të dashurin para tre ditësh, thamë po kalojmë andej një natë buzë detit dhe në hotel pashë makinën e babit.

Familja ma njeh të dashurin kështu që nuk u merakosa për veten time sepse ne jemi gati të fejuar, e po përpiqesha të shikoja ku ishte babi.

Ka qenë një moment i tmerrshëm kur e pashë babin në lokalin e hotelit me një vajzë që ishte edhe më e rë se unë.

I dashuri shtangu dhe më kërkoi të largoheshim.

Vetëm qaja dhe ulërija në makinë.

Babit nuk arrita dot t’i thoja gjë. I dashuri më thotë që nuk duhet të ndërhyj në punët e prindërve të mi. Por unë ndërhyj që çke me të sepse mami im duhet ta dijë.

Deri më tani akoma nuk i kam thënë mamit, por mendoj se duhet ta bëj.

Babi sillet normalisht sepse ai nuk e pa që unë e pashë shumë mirë që ishte me tjetër atë natë.

Ndihem shumë keq. Familja po më shkatërrohet. Si mendoni? Çfarë të bëj në këtë situatë të neveritshme?”, shkruan ajo.