E propozoi në ring para gjithë botës, ‘shqiptari’ i pakonfirmuar ndahet nga e fejuara në prag martese (Foto)

John Cena dhe Nikki Bella, të cilët u fejuan vitin e shkuar në ring, janë ndarë teksa ishin në prag të martesës, pas gjashtë vitesh lidhje dashurie.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter nga Bella këtë të hënë.

Ajo shkruan:

Pas shumë mendimeve dhe gjashtë viteve që kemi qenë bashkë, u ndamë si çift. Ishte jë vendim i vështirë për të dy, por vijojmë të kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Kërkojmë të respektoni privatësinë e jetëve tona”.
Në prill të vitit të kaluar ai i propozoi Nikkit në ring dhe këtë maj ata kishin planifikuar të martoheshin.

Lojtari i njohur i Wrestling dhe i shumë komentuar për prejardhjen shqiptare, me rolet e tij në ring ka fituar miliona fansa në të gjithë botën.