E morën te shtëpia e braktisur dhe e lidhën, si e joshën nga FB të miturën. Nëna e njerit prej tyre e merrte …

Policia e Fierit prangosi tre ditë më parë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç.

Ata dolen sot para Gjykates se Fierit e cila i la në burg tre të rinjtë pasi akuzohen për tentativë përdhunimi ndaj një të miture në fshatin Arapaj të Roskovecit.

Tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht një 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

I arrestuari Jorgest Dosti mesohet se ka folur shpesh me rrjetin social Facebook me vajzen dhe e ema e Orgestit e merrte ta ndihmonte per te mbjelle e vaditur lulet tek kopeshti i shtepise qe po ndertohej, aty ku ndodhi edhe ngjarja.

Dyshohet se Dosti e ka inskenuar të gjithë situatën dhe e ka ftuar vajzen ne shtepinë e paperfunduar ku ishin edhe dy shoket e tij.