E mbani telefonin në karikues gjatë natës? Kjo mund të ju kushtojë me jetë

Cost-Is-Not-Why-You-Shouldn-t-Keep-Your-Smartphone-Plugged-Over-Night-470378-4-630x358

53-vjeçari Marek Kruger, i cili kishte mbetur në shtar si pasojë e tumorit në kokë, vdiq nga asfiksimi në banesën e tij në Riding të Britanisë së Madhe gushtin e kaluar.

Në një seancë dëgjimore të mbajtur në bashkinë e qytetit të mërkurën u tha se viktima shpeshherë e mbante telefonin pranë dhe e karikonte me anë të një zgjatuesi, përcjellë lajmi.net

Ai qe pjesërisht i paralizuar dhe me anë të pajisjes elektronike bënte blerje në internet.

Sipas mjekëve, 53-vjeçari ishte djegur në 64 për qind të trupit, përfshirë djegie të shkallës së parë në fytyrë dhe gjoks. Gjithashtu, në laringun dhe trakenë e tij u gjet blozë.

Kjo ngjarje e rëndë na tregon se telefoni nuk duhet mbushur me bateri gjatë natës sepse mund të ketë pasoja fatale.