Donald Lu inspekton mashtrimet e “Lali Erit”

Jemi mësuar që çdo ditë të dëgjojmë premtime nga më të bukurat, sidomos kur bëhet fjalë në prag të një fushatë elektorale. Për Tiranën janë bërë projekte të shumta, duke filluar nga kampet e rekreacionit, fushat e reja sportive, dhe sidomos shtimin e gjelbërimit në kryeqytet.

Tashmë në vitin e fundit të mandatit të tij në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se ka një kalvar të gjatë premtimesh të pambajtura. Edhe pse e kishte në krah të tij qeverinë dhe mbështetjen e padiskutuar të “shefit të madh” kryeministrit Edi Rama, Tirana përjetoi një “bum” zhvillimi në sektorin e ndërtimit.

Por kur bëhet fjalë për të ruajtur mjedisin, ose për të bërë një akt të mirë për fëmijët e Tiranës, “Lalit” duket se i mjaftojnë fotot duke i mbajtur disa sekonda në krah.

Fëmijët i duan kafshët, dhe “Lali Eri” premtoi një “Rilindje” për kopshtin zoologjik, aq sa u krijua idea se kafshët do të kenë një trajtim shumëherë më të mirë se në kohën kur Tiranën e sundonte Lulzim Basha. Në kohën e të cilit, Luani dukej si një qen rrugësh i rrahur, dhe Majmuni kishte harruar se çfarç shijeje ka banania.

Por as sot gjërat s’kanë ndryshuar. Mjafton të bësh një xhiro në këtë zonë, dhe kupton shumë gjëra.

I mashtruar nga premtimet e “Lalit”, edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu, tentoi të kalojë disa orë të qeta mes kafshëve me katër këmbë të Tiranës.

“Pamfleti” ka siguruar foto të një shëtitjeje të Ambasadorit Amerikan në këtë zonë të Tiranës. Ku ka parë me sytë e tij, që asgjë nuk ka ndryshuar. S’ka as tunel lidhës, as shqiponja. Çdo gjë është siç ka qenë.

Natyrshëm lind pyetja: Duke parë mashtrimet e vazhdueshme të kryetarëve të Bashkisë së Tiranës, a do rikthehet Donald Lu sërish të vizitojë Kopshtin Zoologjik në Tiranë?