“Do të të jap një dru të mirë, futi shalët brenda”, plas sherri në ditëlindjen e Marinës

E djeshmja ishte një ditë e veçanntë për moderatoren Marina Vjollca. Ajo festoi 26-vjetorin e lindjes. Ndërsa këtë moment të veçantë Marina zgjodhi ta kalojë buzë detit ku postoi foto të mrekullueshme që aty.

Marina ishte e shoqëruar nga Geti dhe Luana. Kjo e fundit postoi një foto me të motrën me shumë humor.

“Mu rrit motra mu bë burrë” , shkruante ajo. Kaq ka mjaftuar dhe ka ‘plasur sherri’ mes tyre.

“Faleminderit vllai”, i replikon Marina dhe Luana vazhdon, “T’ka vllai shpirt”.

Këtu Marina s’ka duruar më dhe ka nisur sërish ‘përplasja’ mes motrave.

“Do të të jap vëllai një dru të mirë, po futi shalët brenda”, ja ka kthyer Marina, sigurisht me shaka.