Deputetja shqiptare zbulon çmendurinë e orëve të vona…Rrëfimi për Shën Valentin

Në ditën e Shën Valentinit, deputetja e LSI-së Erisa Xhixho vjen me një rrëfim për historinë e saj të dashurisë.
Si nisi historia me Enean, dhurata më e çmuar dhe surpriza e çmendur në 12:00 të natës.

Erisa në këtë ditë ka një këshillë për të dashuruarit: “Dashuri perfekte nuk ka dhe prandaj është e bukur kjo ndjenjë pasi sjell lot, debate, të qeshura pa fund dhe në fund të ditës njeriu do të ketë pranë dikë që është aty edhe në momente të lumtura apo të vështira. Ushqejeni dashurinë çdo ditë me gjëra të vogla pasi armiku më i madh i saj është rutina”.

Intervista per Politiko.al

Kur jeni njohur me partnerin tuaj?
Unë me Enean kemi 12 vite që njihemi, goxha shumë tani që e mendoj (qesh), por kanë kaluar aq bukur sa na duket sikur jemi njohur dje.

Cila ka qenë dhurata e parë që i ke bërë dhe të ka bërë?
Unë i kam dhuruar një aksesor, ndërsa Enea një palë vath që unë i kam shumë qejf.

Cila është surpriza më e çmendur nga partneri që ju ka lënë pa fjalë?
Herë pas here ne i bëjmë surpriza njëri- tjetrit na pëlqejnë. Unë mbaj mend për ditëlindje i kam shkuar në 12:00 të natës në shtëpi për ta uruar dhe festuar bashkë. Kurse një surprizë e Eneas ka qenë kur me erdhi surprizë në Londër kur unë në atë kohë studioja, ka qenë shume emocionuese.

Si ka ndikuar mëmësia tek ju? E festoni vetëm me partnerin ditën e të dashuruarve apo dhe me Henrin?
Mëmësia gjithmonë krijon një harmoni dhe shton dashurinë, lidhjen midis çiftit. Ne gratë përkëdhelemi më shumë po na takon (qesh) Festa e të dashuruarve pavarësisht kritikave që ka çdo vit si festë konsumi, unë them më mirë se dashuria nuk ka, që kështu shumë mirë që është një festë e tillë. Por gjithashtu mendoj që dashuria është si lulja që duhet të kujdesesh çdo ditë (jo vetëm 1 herë në vit) me përkushtim dhe dashuri që ajo të lulëzojë. Festën me raste ka vite qe e kalojmë vetëm, vitet e fundit me Henrin, varet

Si do e kaloni ditën e sotme dhe cila është dhurata për bashkëshortin tuaj?

Besoj do kalojmë një darkë të këndshme me njëri-tjetrin, sa për surprizën e kemi pas ca muajsh kur te vij goca (qesh).

Kush është më romantik nga ju të dy?
Besoj unë, më pëlqejnë shumë letrat e dashurisë, kartolinat. Kur udhëtoj i praktikoj sa mundem pasi mendoj që dhurojnë më shumë emocion se çdo gjë tjetër.

Si e mbani gjallë dashurinë për njëri-tjetrin?
Përkushtimi, kujdesi për njëri-tjetrin çdo ditë pavarësisht impenjimeve. Gjithashtu mendoj mbështetja që i japim njëri -tjetrit për t’u realizuar në profesion i jep dinamikë lidhjes. Duke respektuar gjithmonë hapësirat që ka nevojë çdo njëri nga ne, pa asfiksuar marrëdhënien me posesivitet. Çelsi për mua mbetet dashuria dhe respekti i tjetrit në marrëdhënie.

Jeni shprehur shumë e lumtur për pritjen e vajzës. Keni menduar për emrin? Kush është më i lumtur, ju, partneri apo Henri për pritjen e vajzës?
Shumë të lumtur jemi të 3 nuk do veçoja dikë. Për emrin kemi bërë një listë po të jem e sinqertë ende nuk kemi arritur tek ai i duhuri po kemi dhe pak kohë shyqyr.
Ndërkohë po i flasim gjithë kohës Henrit për motrën dhe tani që barku duket e përkëdhel që kështu në atë botën e tij besoj po kupton diçka.

Një këshillë për të dashuruarit?
Vështirë të japësh këshilla, por në qoftë se do thoja diçka është se dashuri perfekte nuk ka dhe prandaj është e bukur kjo ndjenjë se sjell lot, debate, të qeshura pa fund dhe në fund të ditës njeriu do të ketë pranë dikë që është aty edhe në momente të lumtura edhe të vështira. Ushqejeni dashurinë çdo ditë me gjëra të vogla pasi armiku më i madh i saj është rutina. Gëzuar të gjithëve 14 Shkurtin dhe vetëm buzëqeshje e dashuri paçim.