Denoncimi i 30-vjeçares: Emigranti më futi në makinë dhe pastaj… por nuk doja

Një 30 vjeçare ka denoncuar një emigrant shqiptar në Kretë të Greqisë. Gruaja rumune akuzoi shqiptarin se ai ka tentuar ta përdhunojë pasi e ftoi për një shëtitje në makinën e tij.

Sipas mediave vendase, në kallëzimin e bërë në policnë e Heraklion të Kretës, 30 vjeçarja ka thënë se shqiptari e ftoi teksa ajo ishte në një bar duke i ofruar një pijë së bashku.

Pas një bisede mes tyre, shqiptari e ka ftuar të largoheshin duke bërë një shëtitje me makinën e tij. Ajo thotë se teksa ishin në makinë 43-vjeçari shqiptar nisi të bëjë veprime “të pahijshme” ndaj vajzës, megjithëse kjo e fundit e ka kundërshtuar, se nuk donte.

Në këtë moment 30 vjeçarja rumune ka gjetur një mundësi për tu larguar dhe ka shkuar për denoncim, pas të cilit është vënë në pranga shqiptari për tentativë përdhunimi.